Pas Anuela Ristanit, Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Tiranës, e cila konfirmon largimin e Sulajt nga posti që mbante.

Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashiksë së Tiranës, Eldi Hoxha, paraqiti dorëheqjen e tij një ditë më parë.

Pas largimit së tij, Erion Veliaj ka komanduar në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin.

The post Pas Anuela Ristanit, Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj appeared first on GIJOTINA.