“Dëgjo popullin!” Partia e Demokratëve Evropianë i bën thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare

Partia e Demokratëve Evropianë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një shembull të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Demokratët Evropianë theksuan se dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja janë kërcënime reale, por sipas tyre ato nuk duhet të përdoren si arsye për të minimizuar një lëvizje qytetare.

“Kryeministri Edi Rama thotë se ‘Revolucioni Flamingo’ është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, duke paralajmëruar se aktorët armiqësorë shfrytëzojnë protestat, përmbajtjen virale dhe zemërimin publik për të destabilizuar Shqipërinë ndërsa ajo i afrohet Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e tyre.

Sipas Demokratëve Evropianë, shqetësimet për ndërhyrjet e huaja janë të rëndësishme, por ato nuk duhet të përdoren për të shpërfillur kërkesat e qytetarëve.

“Dezinformimi dhe ndërhyrja e huaj janë kërcënime serioze, Kryeministër Rama. Ato nuk duhet të bëhen kurrë një justifikim për të nënvlerësuar një lëvizje të fuqishme qytetare”, deklaruan ata.

Në reagim thuhet gjithashtu se “Revolucioni i Flamingove” është nxitur nga shqetësime konkrete lidhur me një marrëveshje me pasoja mjedisore dhe nga pyetje mbi të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

Demokratët Evropianë i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që të dëgjojë zërin e qytetarëve, duke theksuar se procesi i integrimit evropian duhet të ketë përparësi ndaj marrëveshjeve që, sipas tyre, favorizojnë interesa private dhe familjen Trump.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE-së duhet të vijë përpara marrëveshjeve që përfitojnë familjen Trump”, përfundon reagimi i publikuar nga Demokratët Evropianë.

Postimi i plotë:

Kryeministri Edi Rama thotë se “Revolucioni Flamingo” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, duke paralajmëruar se aktorët armiqësorë shfrytëzojnë protestat, përmbajtjen virale dhe zemërimin publik për të destabilizuar #Shqipërinë ndërsa ajo i afrohet BE-së.

Dezinformimi dhe ndërhyrja e huaj janë kërcënime serioze, Kryeministër Rama. Ato nuk duhet të bëhen kurrë një justifikim për të nënvlerësuar një lëvizje të fuqishme qytetare.

RevolucioniFlamingo u nxit nga një marrëveshje e vërtetë, me pasoja të vërteta mjedisore dhe pyetje të vërteta rreth të ardhmes demokratike të Shqipërisë. Dëgjoni popullin tuaj.

Rruga e Shqipërisë drejt BE-së duhet të vijë përpara marrëveshjeve që përfitojnë familja Trump.

 

 

The post “Dëgjo popullin!” Partia e Demokratëve Evropianë i bën thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare appeared first on GIJOTINA.