Parashikimi i motit për ditën e sotme, 29 Korrik 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga veriu me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzim në det do të jetë forcës 1-2 ballë.

 

 

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, 29 Korrik 2026 appeared first on GIJOTINA.