Mësohen 16 çiftet e fazës me eliminim direkt! Spikat Brazil – Japoni, Holandë – Marok dhe Portugali – Kroaci

Kupa e Botës 2026 mbylli mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare të gjitha ndeshjet në grupe. Pas këtyre përballjeve u mësuan edhe 16 çiftet që do të ndeshen mes tyre në fazën me eliminim direkt.

Gjithçka do të fillojë sot në mbrëmje në orën 21:00 me ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Në këtë fazë bien në sy përballje si Brazil – Japoni, Holandë – Marok dhe Portugali – Kroaci.

Argjentina, Gjermania, Anglia apo edhe Franca kanë rivalë të lehtë në letër. Nëse kalojnë këtë tur, Portugalia do të përballej me Spanjën në 1/8, apo me gjasë mund të kemi edhe një duel Gjermani – Francë më pas.

Vetëm tre ekipe i mbyllën grupet me pikë të plota (9), Meksika, Franca dhe Argjentina.

Kupa e Botës 2026, raundi i 1/16-ave:
Afrika e Jugut -Kanada
Brazil – Japoni
Holandë – Marok
SHBA- Bosnjë Hercegovinë
Bregu i Fildishtë – Norvegji
Argjentinë – Kepi i Gjelbër
Francë – Suedi
Gjermani – Paraguai
Australi – Egjipt
Meksike- Ekuador
Portugali – Kroaci
Kolumbi – Ganë
Angli – RD Kongo
Belgjikë – Senegal
Spanjë – Austri
Zvicër – Algjeri
Skema, rruga drejt finales:

gijotina.com/

The post Mësohen 16 çiftet e fazës me eliminim direkt! Spikat Brazil – Japoni, Holandë – Marok dhe Portugali – Kroaci appeared first on GIJOTINA.