Kupa e Botës 2026 mbylli mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare të gjitha ndeshjet në grupe. Pas këtyre përballjeve u mësuan edhe 16 çiftet që do të ndeshen mes tyre në fazën me eliminim direkt.
Gjithçka do të fillojë sot në mbrëmje në orën 21:00 me ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Në këtë fazë bien në sy përballje si Brazil – Japoni, Holandë – Marok dhe Portugali – Kroaci.
Argjentina, Gjermania, Anglia apo edhe Franca kanë rivalë të lehtë në letër. Nëse kalojnë këtë tur, Portugalia do të përballej me Spanjën në 1/8, apo me gjasë mund të kemi edhe një duel Gjermani – Francë më pas.
Vetëm tre ekipe i mbyllën grupet me pikë të plota (9), Meksika, Franca dhe Argjentina.
gijotina.com/
The post Mësohen 16 çiftet e fazës me eliminim direkt! Spikat Brazil – Japoni, Holandë – Marok dhe Portugali – Kroaci appeared first on GIJOTINA.