Denoncimi i Berishës: “Lubi” Balluku po përgatit azilin, shumë shpejt pritet të instalohet në një shtet tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe sot ka denoncuar Belinda Ballukun, që sipas tij ka kryer tre udhëtime me skaf në Greqi dhe se ka transportuar para.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha gjithashtu se për Belinda Ballukun po përgatit azili, duke shtuar se shumë shpejt “do të instalohet në një shtet tjetër”.

“Lubia edhe njëherë ju them se po transporton me skaf në Greqi, ka kryer 3 udhëtime dhe skafi plot. Gjerat më të çmuara që janë paratë që ajo ka. Është e sigurt kjo, sipas burimeve.

Po përgatit azili i saj. Ju siguroj që shumë shpejt do të merrni vesh që ajo është instaluar në një shtet tjetër. Këtu do jemi, përgatitjet po bëhen”, tha Sali Berisha.

The post Denoncimi i Berishës: “Lubi” Balluku po përgatit azilin, shumë shpejt pritet të instalohet në një shtet tjetër appeared first on GIJOTINA.