PS pengoi arrestimin e Ballukut, Brukseli: Duhen dënime përfundimtare për korrupsionin në nivele të larta

Në raportin përfundimtar të Parlamentit Evropian për Shqipërinë 2026, ngrihen disa shqetësime që lidhen kryesisht me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, por gjithashtu edhe me lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Sipas raportit, duhen ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në lidhje me korrupsionin në nivele të larta.

Kujtojmë se Partia Socialiste me forcën e kartonëve pengoi arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të dorëzuar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme.

“Rënie alarmante në Indeksin e Korrupsionit: Shqipëria ka rënë nga vendi i 80-të (2024) në të 91-tin (2025) në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. [AM 112]

-Korrupsioni mbetet ‘shqetësim serioz: pavarësisht përparimit në kuadrin ligjor, raporti thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet policore dedikuara.

-Mungesë rezultatesh në dënime të nivelit të lartë: kërkohet konsolidim i ‘track record-it’ të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, sidomos në raste të korrupsionit të nivelit të lartë.

-Presion ndaj SPAK: thirrje për të garantuar pavarësinë e vazhdueshme, burimet adekuate dhe kapacitetin operacional të SPAK, ‘pa kufizuar fuqitë hetimore dhe pa dëmtuar punën e saj’ — referencë indirekte ndaj përpjekjeve për ta dobësuar. [AM 100, 124, 128, 132, 137]

-Pasuritë kriminale: kërkohen përpjekje më të forta për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve kriminale”, thuhet në raport.

Parlamenti Europian dënon armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias, duke u ndalur në sulmet verbale dhe retorikën anti-media të përdorur nga zyrtarë të lartë.

“Dënim i fortë i retorikës anti-media nga zyrtarë të lartë: raporti ‘dënon fuqimisht armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias’, duke përmendur shprehimisht sulme verbale dhe retorikë anti-media nga zyrtarë të lartë, fushata denigruese dhe ngacmim mizogjinist online — shumica e të cilave synojnë gazetarë që raportojnë për sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejtësinë.

-Numër i lartë padish ndaj gazetarëve: shprehet shqetësim për numrin e lartë të padive ndaj gazetarëve (SLAPP); shpërbluarja e shpifjes dhe fyerjes nuk është bërë ende plotësisht, sipas standardeve evropiane.

-Transparenca e pronësisë së medias: kërkohet transparencë më e madhe e konflikteve të mundshme të interesit të pronarëve të medias dhe e shpërndarjes së reklamave shtetërore për të mbrojtur pavarësinë editoriale”, thuhet në raport.

The post PS pengoi arrestimin e Ballukut, Brukseli: Duhen dënime përfundimtare për korrupsionin në nivele të larta appeared first on GIJOTINA.