Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas, mes tyre dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Po ashtu, u kap edhe autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, si dhe një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje dhe vepra të tjera penale.
Konkretisht në pranga kanë rënë, Florian Shala alias Florian Alliaj, Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj, Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula, Miço Beqaraj, Turi Aligjoni (autori i plagosjes së ndodhur 2 ditë më parë) dhe Dritan Çelaj.
Gjatë operacionit, i zhvilluar në një lokal në fshatin Vranisht, u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1.850 euro dhe 3 automjete, mes tyre edhe një automjet i blinduar.
Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas, mes tyre dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Po ashtu, u kap edhe autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, si dhe një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje dhe vepra të tjera penale.
Gjatë operacionit, i zhvilluar në një lokal në fshatin Vranisht, u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1.850 euro dhe 3 automjete, mes tyre edhe një automjet i blinduar.
The post Aksion policor në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para (Emrat) appeared first on GIJOTINA.