Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen pesë persona

Policia e Kamzës ka vënë në pranga 5 persona në Valias, pas një sherri mes dy familjeve. Përplasja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

The post Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen pesë persona appeared first on Lapsi.al.