Sipas afishimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një prej 3 gjyqtarëve të caktuar në trupë, ka kërkuar largimin nga çështja për shkaqe papajtueshmërie.
Ilir Panda relator dhe Albana Boksi e Medi Bici anëtarë, ishin trupa që duhej të shqyrtonin rekursin në Dhomë Këshillimi të enjten më 6 mars por që u shty për në një datë tjetër.
Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të dalë të martën e 11 marsit para gjykatës së posaçme të apelit ku kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg.
Në apel vendimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa në shkallën e parë vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.
The post Kundërshtojnë kontrollet e ushtruara nga BKH, GJL shtyn rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës appeared first on GIJOTINA.