Në një zhvillim të rrallë politik në Parlament, mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit.
Në një moment kur qëndrimet mes PS dhe PD duken të thelluara, në Kuvend “doli tym i bardhë” për arritjen e konsensusit mbi këtë dokument.
Ajo thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane.
Konsensusi mes palëve politike është një nga rastet e pakta të bashkëpunimit të gjerë në Kuvend për çështje të integrimit evropian, duke sinjalizuar një qëndrim të unifikuar përballë procesit të negociatave me BE-në.
gijotina.com/
The post PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet appeared first on GIJOTINA.