Rikthehet në burg Lefter Koka, vendimi për inceneratorin e Tiranës

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur këtë të enjte rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Vendimi u mor nga Apeli i GJKKO-së, i cili ndryshoi masën e sigurisë ndaj ish-zyrtarit të lartë, duke e rikthyer atë në qeli.

Inceneratori i Tiranës mbetet një nga dosjet më të rëndësishme nën hetim nga SPAK, lidhur me dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim fondesh publike.

Ndaj Lefter Kokës janë zhvilluar më herët procese gjyqësore të lidhura me aferën e inceneratorëve, ndërsa vendimi i fundit i Apelit rikthen masën e arrestit me burg për ish-ministrin.

gijotina.com/

The post Rikthehet në burg Lefter Koka, vendimi për inceneratorin e Tiranës appeared first on GIJOTINA.