Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka bërë një tjetër ndryshim në strukturat drejtuese.

Alban Dautaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Operacionales, i cili mbante detyrën e drejtorit të Antiterrorit.

Ndërkohë, nga posti i drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi.

Besmir Dervishi është larguar nga posti i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i hetimit të krimeve në Kukës. Në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili më herët mbante detyrën e zv/drejtorit në Fier.

Ndryshime janë regjistruar edhe në disa qarqe të tjera, përfshirë Shkodrën, Lezhën dhe Fierin, ku janë rikonfiguruar pozicionet e nëndrejtorëve të drejtorive vendore.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, është larguar edhe shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës.

Gjithashtu Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.

gijotina.com/

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT) appeared first on GIJOTINA.