Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin..Sipas informacioneve paraprake, shënjestra ka qenë pronari i një pike karburanti.

Sipas policise ne kerkim jane nje burre dhe dy djemte e tij te identifikuar menjehere pas ngjarjes.

Njoftimi i Policise:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

gijotina.com/

The post Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij appeared first on GIJOTINA.