Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “VW”.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe disiplinimin e qarkullimit të mjeteve, pasi për disa minuta është krijuar edhe ngarkesë në rrugë.
Në vendngjarje ndodhet gjithashtu edhe pajisja regjistruese e kaskës së motoçiklistit, e cila pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
The post Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën appeared first on GIJOTINA.