“Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë, ku një qytetare ka tentuar të vetëdigjet pranë Prokurorisë.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, gruaja dëgjohet duke paralajmëruar efektivët: “Mos më prekni me dorë, do të digjem”, ndërsa këta të fundit i janë afruar për ta qetësuar dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Gjatë momentit të tensionuar, qytetarja ka pretenduar se është përballur me probleme me Policinë e Kamzës, duke u shprehur: “Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua”. Ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve ka bërë të mundur shmangien e një ngjarjeje tragjike, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

gijotina.com/

The post “Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë appeared first on GIJOTINA.