30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”

30 apartamente janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përfshiu pasditen e djeshme kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë.

Pamjet apokaliptike tregojnë ndërtesën e shkrumbuar, rrënojat dhe tymin që ende del nga disa apartamente, ndërsa fasada, e cila ka dy shtresa, është djegur e tëra në pjesën e jashtme të saj, ndërsa është prekur edhe shtresa e dytë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e zjarrit rreth 11 persona janë asfiksuar, ndërsa bilanci i saktë i të dëmtuarve dhe dëmeve pritet të përcaktohet gjatë ditës.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se flakët kanë ardhur nga djegia e kartonave të “Big Market”. Megjihatë autoritetet kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rastit.

The post 30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” appeared first on GIJOTINA.