Hetimi i koncesioneve në Shëndetësi, Vilma Nushi thirret në SPAK

Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë në lidhje me hetimet e koncesioneve në Shtëndetësi.

Dy prej kontratave, ajo e check up dhe sterilizimi u hetuan nga komisioni parlamentar, por dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.

Vilma Nushi përmes kompanive të saj ka fituar koncesionin e Check Up që po hetohet nga SPAK.

Kohe me pare ryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, është shprehur se do të dorëzojnë në SPAK kallëzim të ri “ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove”.

Në fjalën e saj, Vokshi paralajmëroi se ka mjaftueshëm fakte dhe prova për Vilma Nushin.

The post Hetimi i koncesioneve në Shëndetësi, Vilma Nushi thirret në SPAK appeared first on GIJOTINA.