Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emra të rinj për të hyrë në garën e primareve që do të zhvillohen më 1 mars.
Në primaret e Durrësit do të garojë edhe ish-prokurori Arjan Ndoja i shkarkuar nga vetingu, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2019, kur udhëtonte në makinë me Landi Muharremin dhe Andi Malokun, që humbi jetën në atë sulm.
Një tjetër emër i bashkuar në primare ësht gjenerali Xhemal Gjunkshi, i cili ka vendosur të braktisë partinë e Bashës dhe të kandidojë në primaret e Dibrës, duke deklaruar se vendimi është marrë për t’u kthyer tek partia e tij.
Primaret pritet të mbahen më 1 mars, dhe lista e kandidaturave është zgjeruar, duke përfshirë rreth 20 emra të rinj përveç rreth 290 të miratuar më parë.
Lexo edhe:
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Ramazan Rraja dhe 4 shokët dënohen nga GJKKO me 25 vite burg
The post I shpëtoi atentatit, ish-prokurori Ndoja pjesë e primareve të PD appeared first on GIJOTINA.