Opozita proteston sot, Berisha: Të gjithë në kryengritjen e fitores, për të shporrur këtë organizatë kriminale

Partia Demokratike mban sot në sheshin para Kryministrisë protestën e radhës kombëtare.

Kreu i PD Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Foltoret e organizuara, ndërkohë që ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në atë që e quajti në kryengritjen e fitores, për të ardhmen e Shqipërisë në Europë.

“Të gjithë në ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën”, shkruan ai.

Kreu i opozitës solli disa momente nga fjala me tij në foltoren e të hënës para kryeministrisë.

“U bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. U bëj thirrje, bashkohuni me protestuesit të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot. Bashkohuni me misionarët e kombit që do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje.

Do shporrin këtë organizatë kriminale nga qeverisja. Do rikthejnë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, mëkëmbjen, udhëtimin drejt Europës.

Rrofshi ju!

Edhe njëherë, të gjithë nga ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën,” tha Berisha.

The post Opozita proteston sot, Berisha: Të gjithë në kryengritjen e fitores, për të shporrur këtë organizatë kriminale appeared first on GIJOTINA.