Shpërthim i fuqishëm gjatë festimeve në një bar luksoz në resortin e skive në Zvicrë

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një bar në resortin luksoz zviceran të skive Crans-Montana, duke vrarë dhe plagosur disa persona, tha policia.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit, në barin Le Constellation, i cili frekuentohet nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Imazhet nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë dhe punonjësit e shpëtimit:

Gazeta zvicerane Blick vlerëson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë një koncerti, megjithatë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia mbi shkaqet e tragjedisë.

Crans-Montana është një vend luksoz skijimi i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës. Sipas BBC-së, vendpushimi do të presë një ngjarje të madhe skijimi, Kupën Botërore FIS, në fund të janarit.

The post Shpërthim i fuqishëm gjatë festimeve në një bar luksoz në resortin e skive në Zvicrë appeared first on Lapsi.al.