Aksident tragjik në Gjirokastër, humbin jetën 3 persona

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.

Një automjet tip Volksëagen, ku udhëtonin dy të rinj 27 dhe 24 vjeç, është përplasur me një mjet tip Mercedes-Benz. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në Volksëagen kanë humbur jetën në vend nga plagët e marra.

Në mjetin Mercedes-Benz udhëtonin dy të rinj 25 dhe 20 vjeç. Pasagjerja 20-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident tragjik në Gjirokastër, humbin jetën 3 persona appeared first on Lapsi.al.