Katër ditë pas shpërthimit me lëndë plasëse në derën hyrëse të një servisi makinash në fshatin Luz të Fushë-Krujës, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin.
Në kërkim është shpallur Ervin Shera 34 vjeç, si dhe është sekuestruar motori që ai ka përdorur në ngjarje së bashku me celularin.
Servisi në fjalë është në pronësi të Alfred Gurrës, i cili pasi ka konstatuar dëmtimin në qepenin e servisit, ka shkuar në polici ku ka depozituar dhe kallëzim penal.
Jashtë kamerave, Gurra deklaroi se nuk ka konflikte me njeri.
The post Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin appeared first on GIJOTINA.