Sherri me sende të forta dhe thika në Bilisht, dy të arrestuar dhe dy nën hetim

Policia ka vendosur në pranga 2 persona ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pas sherrit të dhunshëm një ditë më parë në Bilisht.

Nga hetimet e kryera, dje rreth orës 11:00, Guri Mazelliu është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me Trajan Çeliku dhe 37-vjeçarin me iniciale M. B..

Sipas bluve, ai ka plagosur me thikë në këmbë 38-vjeçarin Trajan Çeliku dhe është larguar me automjet.

Më pas, Ylli Xhaçka, bashkë me Trajan Çeliku dhe 37-vjeçarin me iniciale M.B.,  ka ndjekur automjetin e Guri Mazelliut deri në qendër të qytetit.

Trajan Çeliku dhe 37-vjeçari kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Guri Mazelliu duke i dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta.

Nga verifikimet rezultoi se Xhaçka e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

The post Sherri me sende të forta dhe thika në Bilisht, dy të arrestuar dhe dy nën hetim appeared first on GIJOTINA.