Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Voskop, në Korçë. Një automjet ka përplasur një grua, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i automjetit, një shtetas 73-vjeçar, ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.”, njofton policia.

The post Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë appeared first on GIJOTINA.