Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe duke bllokuar dhjetëra banorë brenda apartamenteve.

Sipas informacioneve paraprake, katër persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa banorët e tjerë janë evakuuar nga godina.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

The post Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital appeared first on GIJOTINA.