Ish- zv.drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes.
Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja.
Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.
Shima ka mbajtur postin e zv.drejtorit për katër vite, duke u marrë me prokurimet publike të AKSHI-t, ndërsa një vit më parë është tërhequr nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar biznesit privat. Ai është marrë më herët në pyetje edhe nga SPAK lidhur me tenderat e këtij institucioni.
Lexo edhe:
Zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, telefonata e fundit me familjen: Po më…
The post U denoncua i zhdukur, Daniel Shima kthehet në shtëpi: Isha zënë me të dashurën appeared first on GIJOTINA.