Moti sot me kthjellime dhe vranësira, mbrëmja me reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me një përkeqësim në orët e vona të mbrëmjes.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe nga orët e mbrëmjes shtim të vranësirave kryesisht në veri. Në mbrëmje vranësirat në zonën veriperëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
17/34
Diell  re

Kukës
21/34
Diell

Lezhë
18/32
Diell re

Dibër
16/33
Diell

Durrës
21/33
Diell

Tiranë
22/35
Diell

Elbasan
20/34
Diell

Berat
17/35
Diell

Vlorë
21/34
Diell

Korçë
14/29
Diell

Gjirokastër
13/34
Diell

Sarandë
21/33
Diell

The post Moti sot me kthjellime dhe vranësira, mbrëmja me reshje shiu appeared first on GIJOTINA.