59-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia shoqëron dentistin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bilishtit, ku një 59-vjeçar humbi jetën menjëherë pasi doli nga një klinikë dentare.

I ndjeri kishte shkuar për një mbushje dhëmbi, por sapo procedura përfundoi, ai rrëzohet papritur në tokë jashtë klinikës, duke humbur jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.

Njoftimi i policisë: 

Devoll / Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.

The post 59-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia shoqëron dentistin appeared first on GIJOTINA.