Fluturimi me parashutë nuk shkon siç duhet, turistja përfundon e dëmtuar në Lungomare

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë, pasi fluturimi me parashutë nuk ka shkuar siç e kishte planifikuar.

Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka përfunduar në një plazh pranë Lungomares.

U raportua se shërbimet mjekësore kanë mbërritur për ti dhënë ndihmë mjekësore dhe e kanë transportuar atë në spitalin e Vlorës.

Ajo ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Fluturimi me parashutë nuk shkon siç duhet, turistja përfundon e dëmtuar në Lungomare appeared first on GIJOTINA.