Bie zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja ndërron jetë nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, pasi një banesë është përfshirë sot nga flakët. Si pasojë e asfiksimit nga zjarri një 52-vjeçare humbi jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Bie zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja ndërron jetë nga asfiksia appeared first on Lapsi.al.