Video/ Terrorizoi kryeqytetin, përplasi makinat e policisë dhe rrezikoi jetën e kalimtarëve!

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen që ngritit në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak më parë, duke rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve.

Mësohet se personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur te “Medreseja” ku një Land Rover përplasi disa automjete policie, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Raportohet se 2 javë më parë ky person është ndaluar nga efektivët për shkak se ishte problematik dhe është dërguar në spitalin Psikiatrik.

Ende nuk është e qartë e si ky person ka arritur të largohet nga spitali.

Në automjetin e tij është gjetur edhe një armë kallashnikov lodër, e cila ka thyer xhamin e përparmë të Land Rover.

The post Video/ Terrorizoi kryeqytetin, përplasi makinat e policisë dhe rrezikoi jetën e kalimtarëve! appeared first on GIJOTINA.