Operacioni “Ura”, Gjykata e Posaçme vendos sot masat e sigurisë për të arrestuarit

Të arrestuarit gjatë operacionit “Ura”, dalin sot para Gjykatës se Posaçme për njohjen me masën e sigurisë së caktuar në mungesë.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe parash, ndërsa në pranga ranë 28 persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal.

Për dy të arrestuar të tjerë, një ditë më parë, Gykata e Tiranës miratoi ekstradimin e tyre në Itali dhe vendosi “arrest në burg” deri në përfundim të procedurave të ekstradimit.

The post Operacioni “Ura”, Gjykata e Posaçme vendos sot masat e sigurisë për të arrestuarit appeared first on Lapsi.al.