Kanë nisur tensionet dhe përplasjet në protestën e sotme që po zhvillohet përpara Kryeministrisë kundër Edi Ramës.
Disa protestues kanë hedhur bomba molotov, fishekzjarre dhe kapsolla në drejtim të kordonit policor të vendosur përpara godinës.
Policia, nga ana tjetër, ka përdorur spraj me piper kundrejt tyre për t’i larguar, ndërsa më pas u përdor edhe gaz lotsjellës.
Para nisjes së incidenteve, disa të rinj shpalosën edhe një banderolë në të cilën shkruhej: “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”.
The post Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre appeared first on GIJOTINA.