Situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar.
Disa prej qytetarëve kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve dhe autobotit të ujit, ndërsa ky i fundit u është përgjigjur me spërkatje me ujë për shpërndarjen e turmës.
Efektivët e policisë kanë vijuar përpjekjet për të shpërndarë protestuesit, ndërsa paralelisht kanë nisur edhe shoqërimet e qytetarëve.
Në disa momente, persona të pranishëm në protestë janë përpjekur të ndërhyjnë për të nxjerrë protestuesit nga duart e efektivëve.
Përplasjet kanë shkaktuar edhe të lënduar, mes tyre raportohet se ka edhe fëmijë.
Disa prej tyre kanë marrë ndihmën e parë nga protestuesit e tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë duke i asistuar dhe duke përdorur edhe ujë fiziologjik.
The post Bulevardi kthehet në “arenë lufte/ Policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë appeared first on GIJOTINA.