Rrethohet ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë, qindra efektivë policie dhe forcat RENEA në gatishmëri

Qindra efektivë policie, mes tyre edhe pjesëtarë të Forcave të Ndërhyrjes Speciale, janë angazhuar në kuadër të një plani të posaçëm masash sigurie në qytetin e Vlorës, me rastin e festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Dhjetëra automjete policie dhe efektivë janë pozicionuar në çdo kryqëzim, përgjatë aksit që lidh hyrjen e qytetit me Sheshin e Flamurit, ku pritet të mbahet ceremonia zyrtare.

Prania e shtuar e forcave policore vjen në prag të nisjes së ceremonive festive, në të cilat pritet të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Në Vlorë ndodhet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili po ndjek nga afër menaxhimin e situatës dhe zbatimin e masave të sigurisë në Sheshin e Flamurit, në kuadër të ceremonisë së 28 Nëntorit.

The post Rrethohet ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë, qindra efektivë policie dhe forcat RENEA në gatishmëri appeared first on GIJOTINA.