Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur sot në GJKKO.
Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.
Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.
Pasi gjykata konstatoi se koha e vuajtur në paraburgim që nga data 9 dhjetor 2023 ishte më e madhe se masa e dënimit, vendosi të shuajë masën “arrest në burg” dhe urdhëroi lirimin e tij.
Gjykata i hoqi gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
The post Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO appeared first on GIJOTINA.