Partia Demokratike ka nisur ditën e sotme mbledhjen e propozimeve për kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 9 majit.
Demokratët e Elbasanit kanë propozuar disa emra për kandidatë për bashkinë, e cila këtë herë, pas ndryshimeve territoriale, bëhet edhe më e madhe.
Strukturat e demokratëve elbasanas kanë propozuar si kandidatë potencialë për Bashkinë e Elbasanit ish-deputetin Aurel Bylykbashi, nënkryetarin aktual të PD-së në degë, Gentian Shabanai, Bianka Çopjan, aktualisht kryetare e grupit të këshilltarëve të PD-së, Dritan Canin, aktualisht kryetar i PD-së në Belsh, si dhe Sokol Shkëlzenin, i cili mban aktualisht postin e sekretarit të degës.
Kujtojmë që më herët gjatë ditës së sotme u propozuan emra edhe për bashkitë e Tiranës, Lezhës, Kurbinit dhe Krujës.
Emrat e propozuar nga degët e PD-së:
Tiranë: Ilir Alimehmeti
Lezhë: Gjin Gjoni
Kurbin: Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia, Elda Hoti
Durrës: Ardian Gashi
Berat: Parid Mahmutaj
Kukës: Rrahman Demaj
Tropojë: Feride Rrahmanaj
Krujë: Aulon Kalaja
Kamëz: Xhelal Mziu
Tepelenë: Albert Malaj
gijotina.com/
The post Zgjedhjet/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit appeared first on GIJOTINA.