“Abissnet Superiore”/ Drejtoria Teknike e FSHF përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 12-të, Glen Daja trajneri i javës

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 12-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në pesë ndeshjet e zhvilluara.

Formacioni është përzgjedhur në skemën 1-3-4-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit.

AF Elbasani përfaqësohet me tre lojtarë, Skënderbeu, Vllaznia dhe Teuta me nga dy, ndërsa Tirana dhe Vora me nga një futbollist.

Në portë është përzgjedhur Igor Aleksovski (AF Elbasani). Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Bruno Lulaj (AF Elbasani), Georgios Lagonidis (Skënderbeu) dhe Erdenis Gurishta (Vllaznia).

Mesfusha përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Dejvid Janaqi (Skënderbeu), Sherif Kallaku (Teuta) dhe Henri Zuna (Vora). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Atdhe Mazari (AF Elbasani), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Pedro Martelo (Teuta).

Ndërkohë, vlerësimi si trajneri më i mirë i javës së 12-të i është dhënë Glen Dajës, teknikut të AF Elbasanit, pas fitores 1-0 ndaj Dinamo City-t.

 

The post “Abissnet Superiore”/ Drejtoria Teknike e FSHF përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 12-të, Glen Daja trajneri i javës appeared first on GIJOTINA.