Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Një operacion i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Gramsh ka përfunduar me dy persona të arrestuar, një të ndaluar dhe një tjetër të shpallur në kërkim, nën dyshimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa banesa, në zbatim të vendimit të Gjykatës, autoritetet kanë sekuestruar 560 gramë kokainë të dyshuar, 150 gramë Cannabis Sativa dhe 0.62 gramë të tjera lëndë të dyshuar kokainë.

Në pranga kanë përfunduar dy persona, T.H., 33 vjeç dhe R.H., 39 vjeç.

Sipas AMP-së, të dy ndodheshin më parë nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër tjetër penale. Ndërkohë, është ndaluar E.S., 46 vjeç, ndërsa A.J., 31 vjeç, është shpallur në kërkim.

 

 

The post Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim appeared first on GIJOTINA.