Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS bë Tiranë ka dhënë një mesazh të qartë, duke thënë se kushdo që flet apo vepron kundër tij as nuk do të harrohet dhe as do të falet

“Në 26 vitet e fundit kemi qenë ofertë e një niveli tjetër Por duhet të keni parasysh se këtë herë, atëherë që nuk e mbajtëm dot fitoren na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve , por na la në baltë edhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep, por sot nuk rrezikohemi nga ajo mendjelehtësi.

Nuk dua të ndalem çfarë thashë në Asamble. Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyra e familjes tonë politike nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe. Një njeriu që nuk është i lirë i falet të lexojë gabim situatat, por askujt që ka lirinë të marrë vendime nuk i falet të bëjë të njëjta vendime apo të zbatojë porosi që e bëjnë bashkëfajtor. Goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart, as nuk do harrohet as nuk do falet”, tha ai.

The post Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS appeared first on GIJOTINA.