Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Zenel Mura”, në Vlorë.

Mësohet se një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur një 50-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por kjo nuk ka shmangur dëmtimet e shkaktuara nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.

The post Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari appeared first on GIJOTINA.