Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi skandalin me vjedhjen në Postën e Durrësit, ku SPAK po heton edhe rolin e deputetes së PS, Etleva Budini, e cila më parë ka qenë drejtuese e këtij institucioni.

I ftuar në News24, deputeti demokrat tha se nuk është parë ndonjëherë që të vidhen paratë e pensionistëve dhe të shkojnë për bixhoz.

Sipas tij janë parë edhe afera të tjera korruptive, duke hedhur akuza mbi Belinda Ballukun, të cilëne  konsideroi si “kryearkitekten e hajdutërisë”.

“Këto para kanë shkuar në bixhoz, ky tregon si rast  mentalitetin që kanë menaxherët e parave publike të shqiptarëve. Këto para në vend që të shkonin tek pensionistët kanë shkuar për bixhoz. Kemi parë aferat nga më të rëndat korruptive, janë me qindra miliona euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Belinda Balluku bashkë me të, si kryearkitektja e hajdutërive më të mëdha të vendit. Por në këtë nivel pandjeshmërie që të vjedhësh edhe lekët e pensionistëve shqiptarë dhe të luash bixhoz nuk e kemi ndjekur ndonjëherë”, tha Këlliçi.

Sipas tij, nëse vërtetohet roli i deputetes së PS, Etleva Budini, kjo tregon standardin që ndjek mazhoranca, kush vjedh nuk ndëshkohet, por gradohet.

“Nëse është e vërtetë përfshirjen e saj e shoh brenda standardit të meritokracisë në PS. Pra nëse je një zyrtar që të emëron Edi Rama dhe administron paratë e qytetarëve, nëse ti vjedh gradohesh. Nga drejtor poste shkon deputet. Bie logjikës së funksionimit të PS”, deklaroi deputeti Këlliçi.

Këlliçi lexoi një mesazh që, sipas tij, i kishte mbërritur nga një qytetar. Në të ngrihen pretendime për përdorimin e parave të përvetësuara për blerje votash në Durrës, si dhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë çështje.

Sipas mesazhit të bërë publik nga deputeti demokrat, paratë e vjedhura nga Posta janë përdorur për blerje votash, ndërsa në qendër të akuzave vendoset edhe bashkëshorti i një deputetes Etleva Budini, për të cilin thekson se ka ndikuar në këto veprime.

“Çdo gjë që ka vjedhur e ka shpërdoruar për vjedhje dhe paratë e vjedhura janë përdorur për blerje votash në Durrës. Nën orientimin e bashkëshortit të zonjës, Boge, ish-drejtor kufiri në Durrës, me katër raste të trafikut të drogës në Durrës, ky individ, bashkëshorti i deputetes, është bërë drejtor kufiri dhe migracioni i Tiranës dhe është duke bërë namin me lejet e qëndrimit të indianëve dhe egjiptianëve. Jam i detyruar ta bëj transparent këtë mesazh”, deklaroi Këlliçi.

 

The post Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët appeared first on GIJOTINA.