Një konflikt mes disa të dënuarve ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër.
Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë ushtruar kontrolle në ambientet e burgut.
Sipas informacioneve paraprake, kontrollet i ka kryer AMSEVP-ja, ndërsa gjatë verifikimeve efektivët kanë konstatuar edhe sende të ndaluara.
Deri tani nuk ka informacione mbi shkaqet e konfliktit, identitetin e personave të përfshirë apo nëse përplasja ka shkaktuar të lënduar.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur se çfarë sendesh kanë gjetur gjatë kontrolleve dhe nëse kanë marrë masa disiplinore ndaj të dënuarve të përfshirë në incident.
The post Sherr mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyn policia dhe nis kontrolli i qelive appeared first on GIJOTINA.