Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

Shqipëria U21  ia del që të marrë barazim historik ndaj Spanjës U21, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Pavarësisht rasteve, nuk pati gol në pjesën e parë.

Shqipëria U21 mbyll vitin 2026 me një rezultat që meriton vëmendje. Kuqezinjtë e Alban Bushit barazuan 0-0 me Spanjën U21 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, duke marrë një rezultat pozitiv përballë një prej përfaqësueseve më të forta të kësaj grupmoshe. Edhe pse nuk u shënuan gola, sfida prodhoi emocione dhe raste të shumta, veçanërisht në pjesën e dytë. Spanja pati më shumë kontrollin e topit dhe ushtroi presion të vazhdueshëm, por Shqipëria tregoi organizim dhe karakter, duke mos lejuar që kundërshtari të konkretizonte epërsinë në lojë.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e patën kuqezinjtë. Në minutën e 13-të, Ermir Rashica u gjend përballë portierit Manuel Gonzalez, por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë. Një mundësi e artë për Shqipërinë, që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e takimit. Në krahun tjetër, Spanja e rriti ndjeshëm presionin pas pushimit. Talente si Marc Bernal i Barcelonës, Carlos Espi i Real Madridit dhe Mendoza i Atletico Madridit ishin pjesë e formacionit iberik, duke i dhënë edhe më shumë peshë provës së kuqezinjve.

gijotina.com/

The post Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët appeared first on GIJOTINA.