Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

Protesta e sotme përballë Kryeministrisë është shoqëruar me tensione të shumta mes qyteraëve dhe forcave të policsë ndërkohë që protestuesit kanë dhënë edhe deklaratat e tyre mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi. Një prej aktivistëve i pranishëm në protestën e sotme ka folur mbi dhunën e policisë kundrejt protestuesve.

Ai bëri me dije se policia nuk lejon grumbullimin e njerëzve edhe pse kjo është një protestë paqësore duke shtuar se nëse dhuna është mënyra e vetme e qeverisë së korruptuar për të mposhtur qytetarët, atëherë nuk i ulin dot. Aktivisti pohoi se dhuna ka prekur edhe vajzat të cilat janë shoqëruar gjithashtu pa praninë e policeve femra.

Ndërkohë ai ka bërë thirrje për shqiptarët ku tha se protesta do vijojë ndërsa ftoi qytetarët të bashkohen me datë 28 nëntor, në ditën e festës më të madhe të demokracisë.

“Kemi bërë njoftim mirëpo policia prej kohësh nuk lejon grumbullimin e njerëzve përballë bulevardit për protestë paqësore. Lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar me gjithë dhunën ndaj qytetarëve të lirë mënyra e vetme për ti mposhtur qytetarët por nuk i mposht dot.Ka patur dhunë edhe ndaj vajzave dhe grave. Janë shoqëruar dhe vajza pa praninë e policeve femra. Në mënyrë të dhunshme janë goditur. Protesta do vijojë çdo ditë. Ftojmë gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës dhe festës më të madhe të demokracisë më 28 nëntor”, u shpreh protestuesi.

gijotina.com/

The post Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin appeared first on GIJOTINA.