Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

Ka nisur në 10:00 Asambleja e PS në Lalëz të Durrësit, ku Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi çeli punimet e Asamblesë dhe sinjalizoi startin e saj me fjalën e Kryeministrit Rama.

Ky i fundit i surprizoi të gjithë, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit për mediat: Ju kërkoj ndjesë për ndërprerjen e sinjalit, por dua të ndaj disa fjalë për familjen tonë politike në këtë asamble.

Pas disa minutash, Rama pritet të mbajë edhe fjalimin e plotë dhe publik për mediat dhe shikuesit.

Mbledhja e Asamblesë zhvillohet pas një periudhe me zhvillime të shumta politike dhe debate brenda Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë organizimi i partisë, zhvillimet e fundit dhe mesazhet politike që do të përcillen nga drejtuesit socialistë.

Vëmendja është përqendruar edhe te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të marrë pjesë në Asamble dhe ka bërë thirrje për aktivizimin e mekanizmit të mocionit të mosbesimit ndaj Ramës, duke e cilësuar kryeministrin si pengesë për partinë.

The post Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike appeared first on GIJOTINA.