SPAK e akuzon për korrupsion dhe miliona euro abuzime, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS

Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 10:00 punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit,

Në nisje të mbledhjes, Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.

Prania e saj në rreshtin e parë vjen në një kohë kur Balluku ndodhet në qendër të një prej çështjeve më të bujshme të drejtësisë, pas hetimeve të SPAK dhe akuzave që lidhen me procedurat e tenderëve publikë.

Pavarësisht zhvillimeve në hetimin ndaj saj dhe debatit politik që ka shoqëruar këtë çështje, Balluku është shfaqur mes figurave kryesore të Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme, ku Edi Rama pritet të përcjellë mesazhe për drejtimin dhe organizimin e forcës politike.

 

The post SPAK e akuzon për korrupsion dhe miliona euro abuzime, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS appeared first on GIJOTINA.