“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Komisionin e Kulturës, komentoi protestat e studentëve dhe qytetarëve, duke kritikuar mazhorancën dhe duke kërkuar një zgjidhje politike për situatën në vend.

Zhupa deklaroi se deputetët e Partisë Socialiste kanë frikë të dalin jashtë ambienteve të Kuvendit për shkak të reagimit të qytetarëve ndaj tyre.

Sipas deputetes demokrate, mazhoranca duhet të marrë parasysh kërkesat e protestuesve dhe t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie tranzitore, e cila, sipas saj, do të garantonte zgjedhje të lira dhe një proces zgjedhor që pasqyron vullnetin e qytetarëve.

“Qytetarët kanë të gjithë të drejtën e botës që të protestojnë dhe të kërkojnë një qeveri tranzitore, që jep mundësinë që të lexohet për herë të parë vota reale pas 14 vitesh.

Sa më shumë e vononi këtë gjë, aq më shumë i ndikoni për keq Shqipërisë qoftë në rrugën drejt BE-së, qoftë dhe në krijimin e një situate kaotike.

Keni frikë të dilni nga dyert e Kuvendit, sepse jeni tmerruar nga populli e ju gjuajnë me vezë. Nëse doni Shqipëri normale, jepni zgjidhje politike, që vendi të ecë në rrugën europiane.”, tha Zhupa.

 

The post “Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike! appeared first on GIJOTINA.