Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se mazhoranca do ta miratojë në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore nëse deri më 30 nëntor nuk arrihet dakordësi me opozitën. Balla bëri të ditur se PS nuk do të mbështesë shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm, duke theksuar se procesi nuk mund të mbahet peng nga mungesa e bashkëpunimit politik.

Ai theksoi se përfundimi i reformës dhe mbyllja e kapitujve të negociatave nuk mund të pengohen nga mosmarrëveshjet politike. Në përfundim, Balla u shpreh se shpreson që opozita të rikthehet në tryezën e diskutimeve dhe të kontribuojë në proces, por paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje socialistët do të vijojnë me miratimin e reformës edhe pa pjesëmarrjen e saj.

“I bëj thirrje PD dhe partive të tjera por edhe partive të tjera, të reflektojnë. Rasti më i parë është seanca e javës së ardhshme e buxhetit. Data 30 nëntor është afati i fundit i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. PS nuk do të mbështesë zgjatjen. Nuk mund të përsërisim lojën e pistë që bëhet në kurriz të agjendës evropiane. Ne do ta miratojmë në mënyrë të njëanshme nëse data 30 tejkalohet. Unë shpresoj shumë që opozita të vijë. Por mbylljen e kapitujve nuk mund ta mbaje peng askush”, tha Balla.

The post Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose… appeared first on GIJOTINA.